Ruzhin: Çështja e emrit, një bingo diplomatike për BE-në

Maqedonia

Ruzhin: Çështja e emrit, një bingo diplomatike për BE-në

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 12:46
Nano Ruzhin

Për profesorin Nano Ruzhin, vizita e treshes së Parlamentit Evropian dhe e Kryetarit të Komisionit Evropian paraqesin një nevojë për një bingo diplomatike për Bashkimin Evropian.

Sipas tij BE-ja e ka këtë nevojë, kurse zgjidhja e çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë paraqet mundësinë më të mirë për ta kapur këtë bingo.

Ruzhin konsideron se vëmendja e madhe do të hudhet në Ballkan sepse Këshilli i Evropës do të kryesohet nga vende që kanë interes për rajonin në fjalë.

Ai përfundon se mësymja diplomatike e BE-së ka të bëjë edhe me atë se Bashkimi nuk dëshiron që të shkojë në drejtim të gabuar gjithçka që është arritur deri tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat