Bakterjet nëpër spitale rrezikojnë shëndetin e pacientëve në Maqedoni

Maqedonia

Bakterjet nëpër spitale rrezikojnë shëndetin e pacientëve në Maqedoni

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Në Maqedoni ka spitale të shumëta, por cilësia e trajtimit ka rënë nga viti në vit. Kur të kihet parasysh edhe rroga mjaft e ulët, atëherë mund të themi se është bërë shumë vështirë për sektorin e shëndetësisë.

Kjo vështirësi shtohet dita ditës sepse kuadri mjekësor vazhdon ta lëshojë vendin dhe të kërkojë një të ardhme më të mirë në vendet evropiane, ku u jepet hapësirë pune dhe rroga më të larta.

Se situata me spitalet në Maqedoni është e rëndë tregon edhe çështja e bakterjeve nëpër spitale, që shfaqen si rezultat i papastërtisë. Rasti konkret diskutohet në emisionin “24 Analiza”, ku flitet për mungesën e higjienës, kuadrit mjekësor, etj.

Bëhet fjalë për një grua të cilës do t’i amputohet këmba për shkak se është infektuar nga bakterjet në një spital në Shkup, që ka ardhur si rezultat i papastërtisë në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat