Zaev i përgjigjet Taravarit

Maqedonia

Zaev i përgjigjet Taravarit

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 16:00
Zorav Zaev

Kryeministri Zoran Zaev është përgjigjur edhe ndaj letrës së kreut të Gostivarit Arben Taravari ku ky i fundit tha se 100 mijë banorë të kësaj komune janë të hidhëruar me Zaevin, pasi buxheti komunal është bllokuar për hatër të BDI-së.

“Unë jam politikan pragmatik. Buxhetin në Strumicë në 90 përqind e sillja me konsensus bashkë me opozitën. Kryetari i komunës dhe anëtarët e Këshillit patjetër të ulen dhe të ndërtojnë strategji. Nuk mund të thirreni në konsensus për disa çështje, ndërsa t’i ndërroni drejtorët dhe të vendosni njerëz vetëm të VMRO-së dhe Aleancës për shqiptarët. Nëse ftoni në konsensus, atëherë i konsultoni të gjithë dhe në mënyrë kosensuale i emëroni njerëzit”, ka thënë Zaev në intervistën për Prizma.mk duke shtuar se nuk është në interes të askujt që Gostivari të mbetet pa buxhet.

“Nuk duam zgjedhje të reja lokale për Këshillin. Duhet të gjejnë zgjidhje në nivel lokal. E kuptoj letrën si një hidhërim, me siguri të ndërprerjes së bashkëpunimit mes Aleancës dhe LSDM-së”, ka thënë Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat