Vrasja e Almirit nga Kumanova përfundon si aksident

Maqedonia

Vrasja e Almirit nga Kumanova përfundon si aksident

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 18:06
Almiri

Ekspertët vlerësojnë se në rastin e Almir Aliut, paramendimi i të akuzuarit Boban Iliç nuk mund të mohohet. Sipas tyre, lëvizjet me makinë të të akuzuarit, dëshmojnë aktin e tij me paramendim. Kjo sipas ish gjykatësit, Sejfulla Osmani dëshmohet nga mënyra e drejtimit të makinës.

Nuk mundet që veprimet e tilla të llogariten si vepër penale aksidentale ose pa paramendim. Paramendimi është shumë i hapur dhe i qartë. Ne e shohim edhe në vetë incizimin se sa është e gjerë rruga dhe sa hapësirë ka ai për të lëvizur, por shkon te ai cepi aty dhe mbyt një djalë të vogël, pos paramendimit nuk ka gjë tjetër këtu. Këtu nuk mund të na bindë askush, jo vetëm Prokurori i shtetit, por të gjithë prokurorët të dalin dhe të bëhen në njërën anë si palë në procedurë. Tani unë nuk e di se si gjykata do të veprojë, por të pranojë një rikualifikim, një ndryshim të bazës, nuk e di. Nuk e di se si do ta arsyetojë edhe aktgjykimin kryetari i trupit gjykues dhe ai trup gjykues – deklaroi Sejfulla Osmani, ish gjykatës.

Pavarësisht se Sektori i Brendshëm në Kumanovë ka urdhëruar që vetura me të cilën është kryer vepra penale nuk guxon të rregullohet për aq sa nuk mbaron procedura gjyqësore, ajo veture tashmë disa muaj është në përdorim nga familjarët e të akuzuarit. Mos konfiskimi i veturës në këtë rast, sipas Osmanit përbën shkelje të procedurës penale.

Këtu kemi mjetin me të cilin është kryer vepra dhe i është kthyer pronarit të makinës. Është e pakuptimtë, apo thënë ndryshe është njëjtë që sikur dikujt që ka bë vrasje t’ia leni pistoletën ta marrë në shtëpi – tha Sejfulla Osmani, ish gjykatës.

Mbetet e paqartë pse në mesin e të akuzuarve për dhunë nuk është edhe Bojan Iliç, vëllai i të akuzuarit të parë, veprimet e të cilit, duke marrë për bazë kamerat e sigurisë dëshmojnë dhunë. Ndaj tij, kallëzim penal ka proceduar edhe Sektori i Brendshëm në Kumanovë, por në akuzën e shtruar nga Prokuroria Themelore e Kumanovës, Bojan Iliç nuk ndiqet për asnjë vepër.

Emri i tij në procedurë është përmendur thjeshtë si dëshmitarë i rastit. Ditë më parë, Kryeprokurori Publik, Ljubomir Joveski konfirmoi se Prokuroria Republikanë ka vendosur “për” rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen” për faktin që tek i akuzuari nuk është konstatuar paramendimi si element i veprës penale. Megjithatë Joveski rikualifikimin nuk e quan si akt i kryer pasi që sipas tij, procesi gjyqësorë i nisur nga fillimi do të dëshmojë gjithçka. Organi akuzës, rikualifikimin e veprës mund të propozojë tek trupi gjykues në fazën e fjalësve përfundimtare. Në seancën e fundit, pala e dëmtuar propozoi dëshmitë para trupit gjykues, por një pjesë e tyre nuk u pranua, e në mesin e tyre edhe dëshmitarët okular. Seanca e radhës është caktuar për 5 mars./alsat-m

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat