Gjithë BDI-ja sytë ka selia, sonte i vendos drejtorët Alia

Maqedonia

Gjithë BDI-ja sytë ka selia, sonte i vendos drejtorët Alia

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 22:55
ilustrim

Me mijëra anëtarët të BDI-së sonte do të flenë me kravata, që nesër kur të zgjohen dëshirojnë që nëna t’ju thotë se jeni bë drejtor. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Hazbi Lika Sadulla Duraku dhe Bujar Osmani sonte po pinë cigare në dhomën e fateve të shumë anëtarëve që i kanë blerë kravatat me rata.

Ankth, stres, dhe gëzim sonte mund të përjetojnë ata që ditë më parë e kanë dhënë testin e anglishtes dhe atë psikologjik.

Shumë anëtarë do të hidhërohem e disa do të gëzohen sepse nga e hëna do të jenë drejtor. E nuk do ta kenë keq ata që sonte do të bëhen drejtor, pasi do të kenë vetura me xhama të zi, zyra të mobiluara mirë “pllata” të mira dhe angazhime hiç.

Ka nga ata që duan vetëm të rrinë me kravata dhe të thirren drejtor edhe pse shefi i tyre i godet në kokë, “ku i ke paret”.

Megjithatë sonte në Reçicë do të vendoset, dikush do të vazhdojë të qëndrojë edhe katër vite drejtor edhe pse nuk ka pasur sukses, dikush do të shkarkohet e dikush do të emërohet. Lufta është e ashpër dhe liderit të BDI-së dhe Likës iu është bllokuar telefoni nga mesazhet që dërgojnë, “mos lësho pe për filanin”, “Ai e meriton edhe një mandat”, “ky ka vrapu për zgjedhjet”, “ky na duhet” “Ai s’na duhet shkarkoje” mesazhe pa fund për një post drejtori.

Kravatat mos i nxirrni, flini sonte me kravata, ju që e keni dhënë testin psikologjik, se nuk i dihet, mund të hënën të niseni drejt Shkupit dhe t’ju thirrin i nderuari DREJTOR. /TetovaSot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat