Memedi: Arben Taravari refuzoi këshilltarët tanë, i mbeti besnik VMRO-së

Maqedonia

Memedi: Arben Taravari refuzoi këshilltarët tanë, i mbeti besnik VMRO-së

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 23:55
Taravari dhe Memedi

I ftuar në emisionin “Në Fokus” në Art Channel, lideri i RDK-së dhe njëherit nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Vesel Memedi, duke folur për Komunën e Gostivarit, potencoi se shkak i bllokimit të Këshillit komunal në Gostivar ka qenë vetë kreu aktual Arben Taravari.

“Pa asnjë kusht të gjithë ne, gjegjësisht LSDM, BDI dhe RDK ia ofruan Arben Taravarit këshilltarët, por ai nuk deshi që të heq dorë apo të prish koalicionin me VMRO-DPMNE-në. Na refuzoi ne dhe vazhdoi me VMRO-në, të cilën të gjithë në e luftonim bashkërisht. Kjo ka qenë arsyeja e bllokimit të Këshillit komunal në Gostivar. Problemi nuk ka ardhur nga ne, por na ai, e ne së bashku me VMRO-DPMNE-në nuk mund të bëheshim”, tha Memedi.

Memedi më tej shtoi se dëshmi që Taravari ka bashkëpunim të ngushtë në Gostivar me VMRO-në është edhe mos shkarkimi i drejtorëve nëpër shkollat fillore dhe të mesme nga radhët e VMRO-së.

Duke folur për 100 ditëve e para të qeverisjes së Taravarit, Memedi, tha se nuk kemi dëgjuar asnjë punë që ka bërë udhëheqësia aktuale në Gostivar, pos mbajtjes së konferencave e marrjes me akuza që më qytetarët nuk dëshirojnë t’i dëgjojnë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat