Artan Grubi nga BDI sonte në Tv 24 tha se një zgjidhje dinjitoze për mosmarrëveshjen e emrit mund të gjendet pa ndryshuar Kushtetutën dhe zgjidhja të vijë pa një “erga omnes”, domethënë nuk do të ishte një përdorim i përgjithshëm.
Ai shtoi se me një zgjidhje të tillë dinjitoze, gjuha maqedonase do të mbetet maqedonishtja.
Grubi tha se BDI beson se nuk nevojitet referendum, por nëse vendoset për referendum, BDI do të bëjë gjithçka që mund të ketë sukses ai referendum.