Kekenovski: BE po kryen presion që të zgjidhet çështja e emrit

Maqedonia

Kekenovski: BE po kryen presion që të zgjidhet çështja e emrit

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 08:29
Jove Kekenovski

Profesori universitar i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Frontit për Maqedoni Demokratike, Jove Kekenovski, në deklaratë për TV21 thotë se institucionet evropiane po kryejnë presion që të zgjidhet kontesti i emrit deri në qershor dhe Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-së si dhe të marrë ftesë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Kekenovski vlerëson se në këtë proces, siç duket, Greqia duhet të bëjë disa lëshime në lidhje me shtatë pozitat për negociata dhe se Maqedonia nuk duhet të lëshoj pe, kur bëhet fjalë për identitetin dhe gjuhën e popullit maqedonas.

“Po kryhet presion serioz që të gjendet ndonjë kompromis. Është e qartë se nëse gjendet kompromis, nuk duhet të ketë fitues dhe humbës. Mendoj se edhe Greqia do të duhet të bëjë lëshime në lidhje me qëndrimet e tyre për të gjitha shtatë çështjet”, tha Jove Kekenovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat