Angellov: Përmendorja e Qoses duhet të vendoset në një lokacion tjetër

Maqedonia

Angellov: Përmendorja e Qoses duhet të vendoset në një lokacion tjetër

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 10:10
Stojançe Angellov

Stojançe Angellov ka reaguar në Facebook për largimin e përmendores së Andon Qoses, nga autoritetet e Bashkisë së Shkupit dhe Komunës Qendër.

Ai thotë se përmendorja e Qoses duhet të jetë, por jo para gjykatës.

“Andon Qose (1854-1953). Hero i luftës maqedonase për liri. Ushtar besnik, luftëtar i pakompromis dhe zbatues i rreptë i Organizatës. Për fat të keq, për shkak të (keq)përdorimit masiv të emrit të tij, figura e tij sot zgjon emocione negative tek një pjesë e popullit. Por pa dallim të veprës së tij patriotike, përmendorja e Qoses vendin nuk e ka para gjykatës”, shkruan Angellov.

Prandaj ai thotë se, përmendore për Andon Qosen duhet të ketë, por në një lokacion tjetër, ku nuk do të zgjojë emocione negative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat