Grubi: Ligji i gjuhëve do të votohet këto ditë, amendamentet e OBRM-PDUKM-së nuk do të diskutohen

Maqedonia

Grubi: Ligji i gjuhëve do të votohet këto ditë, amendamentet e OBRM-PDUKM-së nuk do të diskutohen

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 10:20
Artan Grubi

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, ka thënë se Ligji i gjuhëve do të votohet gjatë ditëve të ardhshme dhe se nuk do të ketë debat për 35 mijë amendamentet e OBRM-PDUKM-së.

Ai tha se me amendamentet OBRM-PDUKM-ja bën patriotizëm të rrejshëm dhe se ligji i njëjtë është pranuar edhe nga ata gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë.

Grubi shtoi se nga Komisioni i Venedikut do të kërkohet mendim vetëm për çështjet kontestuese, siç janë uniformat, bankënotat dhe letrat me vlerë, por jo edhe i gjithë ligji.

Ndërsa sa i përket çështjes së emrit, Grubi ka thënë se BDI-ja është kundër referendumit, por nëse vendoset që ai të mbahet, partia e tyre do të bëj gjithçka që ai të jetë i suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat