Dy anëtarë të rinj në Komitetin Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Dy anëtarë të rinj në Komitetin Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 11:30
OBRM-PDUKM

Dragan Danev, koordinatori i ri i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së në Kuvend dhe Aleksandar Veljanovski, kryetar i Komitetit Komunal të OBRM-PDUKM-së në Tetovë, janë zgjedhur anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv të partisë më të madhe opozitare.

Ky është vendim i seancës së djeshme të Komitetit Qendror të partisë, ku kryetari Hristijan Mickoski i njoftoi anëtarët e Komitetit Qendror për bisedimet nga vizitat në Parlamentin Europian, Shtetet e Bashkuara, Hungarinë dhe vendet e Ballkanit, Kroacinë, Slloveninë dhe Serbinë.

“Mickovski qartë dhe pa mëdyshje deklaroi se ai u takua me bashkëbiseduesit e tij dhe i njoftoi me ndodhitë në Republikën e Maqedonisë: shkelja e të dejtave dhe lirive të njeriut nga qeveria e tanishme, si dhe keqpërdorimi i institucioneve të cilat i bënë qeveria e LSDM-së, persekutimi dhe tortura kundrejt deputetëve të OBRM-PDUKM, kundërshtarët e partisë në pushtet dhe rënia ekonomike për 9 muajt e fundit, deklaruan nga delegacioni OBRM-PDUKM-së gjatë takimeve”.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se kryetari bashkëbiseduesive të tyre ju sugjeroi se OBRM-PDUKM do të vazhdojë edhe më tej të luftoj për të drejtat dhe barazitë e qytetareve të Maqedonisë me të gjitha fuqitë dhe mundësitë e saj, dhe se ajo do të vazhdoj së bashku me partitë e krahut të djathtë, drejt Evropës, por edhe në nivel Global.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat