Paditet penalisht ish-kryetari i Komunës së Prilepit

Maqedonia

Paditet penalisht ish-kryetari i Komunës së Prilepit

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 15:30
Ish-kryetari i Komunës së Prilepit, Marijan Ristevski

Ish-kryetari i Komunës së Prilepit, Marijan Ristevski ka marrë akuzë penale për blerje të vajit për ngrohjes për nevojat e komunës në vitet 2015 dhe 2015, dhe ka shfrytëzuar disa herë më shumë se sa është nevojitur.

Ristevski, sipas MBP-së e ka keqpërdorur buxhetin komunal per 41.000 euro, për blerjen e më shumë se 66 mijë litër vaj për djegje për dy vite, që është 4 herë më shumë se sa është e nevojshme për nevojat e komunës.

Siç njoftojnë nga MPB, Zyra e jashtme për punë kriminale pranë Stacionit Policor në Prilep deri te Prokuroria e Prilepit dërgoi parashtresë për dyshime për kryerje te vepres “keqpërdorim të detyrës zyrtarë” dhe “pakujdesia në punë” kundër personave: M.R (46) ish-kryetar i Komunës së Prilepit, D.R. (56) udhëheqës për punë publike pranë sektorit për vetëqeverisje lokale Prilep, K.N. (49) i punësuar në sektorin për pranim dhe përkujdesje të të hyrave nga jashta dhe A.T (42) sekretar në Komunën e Prilepit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat