VMRO dhe LSDM përplasen për Fondin pensional

Maqedonia

VMRO dhe LSDM përplasen për Fondin pensional

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 18:47
VMRO dhe LSDM

VMRO- DPMNE opozitare është kundër ndryshimit të pragut të pensionimit. Kreu i Partisë Kristian Mickoski e porositi Qeverinë se rritja e pragut të pensionimit do ti dëbojë dhe ata pak të rinj të cilët kanë mbetur në vend dhe se nuk do të krijohen vende të reja pune.

“Kjo masë do të thotë më pak mundësi për punësimin e të rinjve si dhe konkurrencë më të ulët në treg. VMRO – DPMNE nuk do të dakordohet me rritjen e pragut të pensionimit. Hap, i cili është shprehje e paaftësisë për të menaxhuar me financat publike dhe kjo assesi nuk duhet të bëhet në kurrizin e qytetarëve dhe punëtorëve. Kjo qeveri e paaftë duhet të ikë – tha Kristian Mickovski, VMRO – DPMNE.

Nga LSDM-ja u përgjigjën se janë duke rregulluar, siç theksuan, shkatërrimin që la prapa VMRO – DPMNE, pas 11 viteve qeverisje.

LSDM

“Po sigurohen investime të reja, vende të reja pune, paga më të larta dhe zhvillim ekonomik, masa nëpërmjet të të cilëve do të stabilizohet situata. Kështu, rritja e pragut të pensionimit nuk do të jetë e nevojshme. “

Dje reaguan edhe sindikatat. Sipas tyre, rritja eventuale e pragut të pensionimit nuk do ta zgjidhë, por do ta përkeqësojë situatën në sistemin e pensioneve. Nga Qeveria thonë se ka vetëm disa opsione të mundshme për të stabilizuar Fondn Pensional. Megjithatë, masat fillestare do të mësohen në fund të marsit. Ndryshe deficiti buxhetor në fondin e pensioneve po thellohet, dhe çdo vit shteti jep të holla që të paguajë pensione. Këtë vit arka e pensioneve do të duhet të plotësohet me rreth 500 milionë euro nga buxheti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat