OBRM-PDUKM: Largimi i përmendoreve është rezultat i marrëveshjes me Bullgarinë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Largimi i përmendoreve është rezultat i marrëveshjes me Bullgarinë

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 19:04
OBRM-PDUKM

“Deklaratat e deputetëve bullgarë, në të cilat ata përkrahin heqjen e monumentit të Andron Janev Lazev-Qoseto janë të paarsyeshme, por të pritshme duke pasur parasysh politikat e turpshme dhe antishtetërore të Zoran Zaevit”, deklaroi sot në një konferencë për shtyp Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM.

“MPJ-ja hesht kur figurat maqedonase shpallen si bullgare dhe deputetët bullgar me shaka apo në mënyre serioze sugjerojnë qe kryeministri Zoran Zaev, monumentet t’i transferojë në Bullgari. Publiku maqedonas është i tronditur nga përkrahaja për vendimin e heqjes e monumentit përkujtimor të Qoses, sepse kjo dëshmon rezultatin e marrëdhenieve fqinjësore të Maqedonisë dhe Bullgarisë”, deklaroi Kostovski.

Ai potencoi se OBRM-PDUKM në disa mënyra thekson se kjo marëveshjeështë asimetrike, he shtron pyetjen se mos vallë kaedhe monumnte të tjeta që duhet shkatëruar, si rezultat i marëveshjes për marëdhënie të mirë fqinjësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat