Logos A: Të anulohet Programi i Ministrisë së kulturës për vitin 2018

Maqedonia

Logos A: Të anulohet Programi i Ministrisë së kulturës për vitin 2018

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 20:30
Logos A

Programi për kulturë për vitin 2018, i publikuar nga Ministria e Kulturës së R. së Maqedonisë, për Shtëpinë Botuese “Logos-A” paraqet poshtërimin e radhës që i bëhet kulturës shqiptare në Maqedoni. “Ky program edhe një herë dëshmoi qasjen selektive ndaj botimeve shqipe në Maqedoni, ku – mes tjerash – është nëpërkëmbur edhe SHB “Logos-A”.

Është poshtëruese që Ministria e Kulturës e përkrah vetëm një projekt për Logos-A, ndërsa – në anën tjetër – gjithë opinioni e ka të njohur se Logos-A brenda një vitit boton mbi 30 tituj të sferave të ndryshme! Prandaj për ne Ministria e Kulturës nuk ka ndryshuar gati se me asgjë nga ajo që ka qenë në të kaluarën.

Nisur nga kjo kërkojmë nga Ministria e Kulturës që këtë program ta rishikojë dhe ai të shpallet i pavlefshëm.”, thuhet në reagimin e SHB “Logos-A”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat