A bën BE-ja presion për kompromis për emrin?

Maqedonia

A bën BE-ja presion për kompromis për emrin?

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 00:27
Takime pëe Emrin

Negociatat për problemin që e ka Greqia me emrin tonë kushtetues hyjnë në fazë të re në të cilën Bashkimi Evropian po bën presion për kompromis. Pikërisht çështja për emrin dhe konkluzionet nga vizita e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Berlin ishte në fokusin e takimit të djeshëm të shkurtër në Bruksel midis kancelares gjermare Angela Merkel dhe kryeministrit grek Aleksis Cipras, ndërsa të dielën në Shkup vijnë lryetari i Komisionit Evropian  Zhan Klod Junker dhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han.

Sipas mediave greke, mesazhi nga Merkeli ka qenë se do të vazhdojë t’i inkurajojë të dyja palët që të mbërrijnë deri në zgjidhje, ndërsa, madje, Cipras, e ka përsëritur vendosmërinë e qeverisë greke që të gjendet zgjidhje e qëndrueshme, stabile dhe e pranuar në mënyrë të ndërsjellë. Ai e ka përsëritur pozicionin zyrtar të Athinës, për erga omnes emër dhe ka porositur se emri i ri duhet njëkohësisht të jetë edhe emër kushtetues i vendit fqinj.

Turqia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks tek Maqedonia dhe Shqipëria, ishin temë e bisedës edhe në takimin e djeshëm në Bruksel midis kryeministrit grek dhe shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogerini.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, i ka përshëndetur bisedimet e Greqisë me Maqedoninë dhe me Shqipërinë dhe ka shtuar se gjatë turneut në Ballkanin Perëndimor me kryetarin Junker do ta theksojnë perspektivën evropiane të këtyre vendeve, por me parakusht, zgjidhje të problemeve bilaterale.

Çështja për emrin ka qenë një nga temat edhe e bisedës telefonike Ciçpras – Merkel, që ndodhi një ditë para vizitës së kryeministrit Zaev në Berlin dhe takimit me kancelaren gjermane, Mediat greke përkujtojnë se kancelarja gjermane e ka pritur Zaevin me fjalët “kryeministri maqedonas”. Frazë e cila hasi në reagime në Greqi, si nga mediat, ashtu edhe nga partia opozitare Demokracia e Re.

Portali informativ grek In, komenton se evropianët dëshirojnë që menjëherë të arrihet zgjidhje për kontestin për emrin dhe  fuqimisht u bëjnë presion Athinës. Qeveria, shkruan, u gjend para presioneve të reja, kësaj radhe nga ana e Gjermanisë, ndërsa pohimi se Greqia, në mënyrë indirekte është nën presione të fuqishme, e dëshmon edhe me deklaratën e pardjeshme të Johanes Hanit.

Kancelarja Merkel pas takimit me Zaevin në Berlin doli me qëndrim se kontesti midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin deri tani është më afër zgjidhjes, duhet të mbyllet, por që çfarëdo lloj presioni nuk do të ndikojë pozitivisht ndaj procesit. Përmendi se edhe të dyja palët sillen në mënyrë të përgjegjshme në negociatat e ripërtërira dhe se edhe Greqia dhe Maqedonia e dinë se çka mund të japin që të arrihet kompromis dhe kërkoi diskrecion në proces. Kryeministri Zaev nga ana e tij theksoi se Qeveria e Maqedonisë është e vendosur t’i zgjidhë problemet me fqinjët dhe të zhvillojë bashkëpunim rajonal.

Portali informativ grek Iefimerida, madje, dje publikoi se është përgatitur Projekt-marrëveshja greke, e cila ka rreth 20 faqe dhe ndodhet në duart e Ciprasit dhe se nuk i përmban vetëm pozicionet greke, por i merr parasysh edhe pozicionet e palët tjetër.

Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme Jorgos Kartugalos, në letër deri te eurokomisarët për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë dhe për politikë rajonale, Johanes han dhe Korina Kretsu, dje i paralajmëroi qëllimet e Greqisë për mbështetje të kandidaturës së Maqedonisë për inkuadrim në Iniciativën e Adriatiku-Jonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat