Komuna Qendër dënon disa objekte hotelierike për shkak të zhurmës së madhe

Maqedonia

Komuna Qendër dënon disa objekte hotelierike për shkak të zhurmës së madhe

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Komuna Qendër njofton se nuk do të lejojë që të mos respektohet Ligji për zhurmat dhe të prishet qetësia e natës e banorëve.

Pas vërejtjeve nga qytetarët nga muzika e zhurmshme, Komuna Qendër ka realizuar aksione në objektet hotelierike.

Pas inspektimeve në 6 lokale të natës, komuna ka përgatitur vendime me të cilat kërkon nga ta të marrin masa për uljen e zërit të muzikës gjatë orëve të natës.

Komuna Qendër 4 lokale i ka gjobitur me 300 deri 500 euro, ndërsa nëse ata gjobën e paguajnë në afat prej 8 ditëve do ta paguajnë me gjysëm çmimi.

Ndërsa për dy objekte tjera procedura është në rrjedhë, pasi priten të dorëzohen raportet financiare vjetore dhe në bazë të tyre do të merret vendimi për dënim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat