“Tvrdokorni” të martën do të protesotojnë kundër ndryshimit të emrit

Maqedonia

“Tvrdokorni” të martën do të protesotojnë kundër ndryshimit të emrit

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 15:23
Protesa

Të martën më 27 shkurt organoizat patriotike “Tvrdokorni” dhe “Forcat e Bashkuara Maqedone” në rrjetin social Facebook, paralajmëruan protestë para Kishës Qëndrore Ortodokse-Shkup, për mbrojtjen e emrit “Maqedonia”.

Protesta është paraparë të filloj në orën 17:30. Lëvizja do të jetë drejt infoqendrës së BE-së në Shkup dhe do të përfundoj para Kuvendit të Maqedonisë.

Afërsisht 1000 shfrytëzues të rrjetit facebook, kanë konfirmuar pjesëmarjen në protesta.

Në paralajmërimin shkruan: “Vëllezër maqedonas, trokiti ora botërore për mbrojtje të atdheut. Ndryshimi i emrit do të thotë fundi i popullit maqedonas. Ndryshimi i emrit është vdekje dhe frikë për popullin maqedonas.
Për një popull të vogël si maqedonasit, ndryshimi i emrit do të thotë zhdukje e popullit”.

Nga organizatat bëjnë thirrje deri tek populli maqedonas, organizatat, grupet e tifozëve, anëtarët e partive politike të cilët nuk pajtohen me këtë ndryshim, të bashkangjiten në protest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat