Zaev do t’ia marr resorin ministror RDK-së së Vesel Memedit?

Maqedonia

Zaev do t’ia marr resorin ministror RDK-së së Vesel Memedit?

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 16:50
Vesel Memedi

LSDM po shqyrton mundësinë që RDK-së së Vesel Memedit t’ia marrë resorin e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe se këtë tia ofrojë në pako partnerëve të ri të koalicionit që sipas gjasave pritet të jenë Lëvizja BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi dhe PDSH, që do të përbëjnë grup parlamentar prej 5 deputetëve.

Burime brenda qeverisë theksojnë se Zaev tashmë e ka futur në listën e ndryshimit këtë resor ministror, që do ta përdor për pazar me partnerët e ri të planifikuar të koalicionit, derisa siç mësohet fjalën e fundit do ta ketë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili do të vendos se a duhet ti merret ky resor Memedit apo tia kompensojë me ndonjë detyrë tjetër.

Vesel Memedi në deklarimet e fundit ka përjashtuar ndonjë lëkundje të pozicioneve të tij në qeveri, që sipas tij janë ndërtuar mbi bazën e konzistencës politike dhe jo aventurave që i pësuan disa parti tjera.

Por megjithatë muajin tjetër do të dihet se çfarë do të ndodhë me Qeverinë dhe cilët ministra do të ikin, për tu zëvendësuar me të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat