Zaev i bindur se Maqedonia dhe Greqia do të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit

Maqedonia

Zaev i bindur se Maqedonia dhe Greqia do të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 17:15
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka shprehur optimizmin e tij se Maqedonia dhe Greqia do të gjëjnë zgjidhje për çështjen e emrit.

Ai është i bindur se do të ketë një zgjidhje e cila do të jetë pozitive për të dy palët dhe që nuk do të ndikoj në identitetin e popullit.

Atij iu kërkua të flas për njoftimin e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias se marrëveshja do të mbërrij para tij në Shkup dhe se nuk do të bëj ndryshime nga emri kushtetues, mirëpo nuk dha detaje.

“Nuk dua që të komentoj anën tjetër të negociatave, ne jemi gati për një zgjidhje, Maqedonia ka nevojë për zgjidhje, gjithashtu edhe Greqisë i nevoitet kjo zgjidhje”, deklaroi kryeministri Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat