Edhe për muzeun e OBRM-PDUKM-së do të ketë revizion

Maqedonia

Edhe për muzeun e OBRM-PDUKM-së do të ketë revizion

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 17:18
Ilustrim

Muzeu i OBRM-PDUKM-së, për një periudhë të shkurtë do të jetë pjesë e analizës së punës grupore e cila kryen revizionin e projektit “Shkupi 2014”, deklaroi sot ministri për Kulturë, Robert Alagjozovski.

I pyetur në lidhje me projektin e revizioni të projektit “Shkupi 2014”, ministri Alagjozovski, deklaroi se puna grupore nuk është gjithpërfshirëse por është pjesërisht.

“Nga njëra anë do të analizojmë monumentet kokrete, kurse nga ana tjetër do të analizojmë instuticionet. Muzeu i OBRM-PDUKM-së, do të jetë pjesë e analizës së gjerë. Kështu që do të shkohet hap pas hapi. Pastaj raportet do të dërgohen në Ministrinë e Kulturës dhe së bahsku me grupin ndërministror nga Komuna e Qendrës dhe Bashkia e Shkupit do të diskutojmë se si do të vazhdojmë pastaj”, përfundoj Allagjozovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat