OBRM-PDUKM: Zaev duhej ta informonte Junckerin për torturat politike të tij

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev duhej ta informonte Junckerin për torturat politike të tij

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 19:14
OBRM-PDUKM

Duke komentuar vizitën e kryetarit të Komisionit Evropian në Maqedoni, OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese e pyet publikisht Zoran Zaevin nëse e ka informuar Jean-Claud Juncker për siç thonë, torturën politike që zbatohet në shtet.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Zoran Zaevi dhe LSDM-ja nuk mund të flasin për reforma kur, sipas tyre, as 50 për qind e “Planit 3-6-9” nuk është realizuar.

Sipas tyre, Zaev është dashur ta informojë bashkëbiseduesin e tij se Maqedonia është shteti i vetëm në Evropë, në të cilën ka të burgosur politik.

“A e ka informuar Zaevi Junckerin se në Maqedonia pronar të mediave burgosen për shkak të shkrimeve gazetareske? Opinioni pyet nëse Zaev e ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij për nepotizmin e qeverisë së tij dhe institucioneve të tij?”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat