VMRO: LSDM-ja dhe Zoran Zaev nuk mund të flasin për reforma

Maqedonia

VMRO: LSDM-ja dhe Zoran Zaev nuk mund të flasin për reforma

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 22:21
VMRO

“LSDM-ja dhe Zoran Zaev nuk mund të flasin për reforma kur edhe pas 9 muajsh nuk kanë realizuar as 50% të planit 3-6-9”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj prononcimit të kryeministrit Zaev pas takimit me Junkerin.

Në vend të përkushtimit ndaj proceseve reformuese, nga VMRO-DPMNE-ja thonë se qeveria është drejtuar nga marrëveshjet e dëmshme, ligjet jo kushtetuese dhe harxhimet e dëmshëm të parave të qytetarëve.

Më tej partia e Mickovskit pyet qeverinë nëse Junkeri është njoftuar për përndjekjen politike që u bëhet disa personave, hetimet e montuara si dhe gjykimin e gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat