Intensifikohet bashkëpunimi mes Kuvendit dhe organizatave civile

Maqedonia

Intensifikohet bashkëpunimi mes Kuvendit dhe organizatave civile

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 08:56
Ilustrim

Bashkëpunimi midis Kuvendit dhe organizatave civile, veçanërisht nga aspekti i nismave legjislative të cilat kanë të bëjnë në të drejtat të ndryshme të njeriut, ndërsa janë të inkurajuara nga vetë qytetarët, është tema e konferencës së sotme në organizim të Fondacionit për demokraci në Uestminster

Përvoja në inicimin dhe kërkim të ndryshimeve në ligje konkrete në dy vitet e kaluara do ta përcjellin përfaqësues të Shoqatës për Mbështetje të Personave me Sëmundjen e Uilsonit – Uilson Maqedoni, Instituti për të Drejtat e Njeriut, Federalistë e Rinj Evropianë (XHEF) dhe Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Inkluzive – Inkluziviteti që kërkon ndryshime dhe plotësimin e ligjeve të ndryshme, si dhe miratimin e të rejave.

Në konferencë është paraparë të mbajnë fjalime deputetët Ivana Tufegxhik dhe Pavle Bogoevski, të cilët do të përqendrohen në hapat konkretë të cilat Kuvendi i ndërmerr në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit me organizatat civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat