LSM-ja kërkon mbrojtjen e punëtorëve nga vala e të ftohtit

Maqedonia

LSM-ja kërkon mbrojtjen e punëtorëve nga vala e të ftohtit

Më: 1 mars 2018 Në ora: 14:09
Ilustrim

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot përmes një kumtese kërkon mbrojtje për punëtorët nga vala e të ftohtit dhe respektim të rekomandimeve nga Komisioni për parandalim nga efektet e dëmshme nga vala e të ftohtit.

“LSM kërkon që punëdhënësit të kujdesen për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës së punëtorëve dhe për këtë qëllim, në pajtim me rekomandimet, të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet, ndërsa punëtorët të cilët punojnë në ambient të hapur, rekomandohet riorganizim i vendit të punës prej orës 10 e deri në 16, me pauza të herë pas hershme në çdo dy orë pas gjysmë ore, në ambient të ngrohtë dhe me pije të ngrohta, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat