Në Prilep organizohet marshim për 74 vjetorin e marshit të shkurtit

Maqedonia

Në Prilep organizohet marshim për 74 vjetorin e marshit të shkurtit

Më: 1 mars 2018 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Me rastin e 74 vjetorit të marshit të shkurtit, organizata komunale e Lidhjes së luftëtarëve në Prilep, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, e organizon marshin tradicional të shkurtit.

Për këtë u dakorduan udhëheqësit e Lidhjes së luftëtarëve me kryetarin e komunës Ilija Jovanoski, në takimin e sotëm që u mbajt në kabinetin e tij.

Marshi do të mbahet të dieëen, me 4 mars, në relacionin nga muzeu Memorial “11 Tetori”, përmes këtyre vendeve: guri i tendës, livadhet e Petrovit, figura e gurit “Momata”, “Çezmat e amvisërisë”, e deri te manastiri i Shën Dhimitrit, në fshatin Sellcë të rajonit të Prilepit.

Në marsh do të marin pjesë anëtarë të shoqatave alpiniste nga Prilepi, si edhe miq nga qytete tjera të shtetit.

Organizatorët, Lidhja e luftëtarëve të Prilepit dhe vetëqeverisja lokale i ftojnë qytetarët të jenë pjesëmarrës në marsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat