LSDM-ja godet Antikorrupsionin, ja çka kërkon

Maqedonia

LSDM-ja godet Antikorrupsionin, ja çka kërkon

Më: 1 mars 2018 Në ora: 17:18
LSDM

Skandaloze dhe e palejueshme është që anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, institucion i cili është i angazhuar që të luftojë kundër llojeve të ndryshme të korrupsionit, të sillen në mënyrë të papërgjegjshme në shpenzimin e të hollave të qytetarëve, për shkak se ndjekja e shpenzimit të papërgjegjshëm dhe korruptues i të hollave buxhetore është esenca e punës së tyre, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë e respekton parimin e zero tolerancës ndaj korrupsionit dhe për këtë arsye, të gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit të cilët në mënyrë të papërgjegjshme i kanë shpenzuar të hollat e qytetarëve, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dorëzojnë dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme”, thuhet në kumtesë.

Maqedonia, thonë nga atje, mbetet shtet juridik me zero tolerancë për korrupsion, ndërsa përgjegjësia dhe qeverisja e të drejtës bëhen sjellje sistematike, e jo incidente e institucioneve shtetërore. “Të gjithë institucionet duhet të punojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm, ndërsa çdo individ i cili ka punuar në mënyrë joligjore, të papërgjegjshme dhe joprofesionale pa dallim të funksionit që e ushtron duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat