Bekteshi: Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në qendër të vëmendjes së Ministrisë së Ekonomisë

Maqedonia

Bekteshi: Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në qendër të vëmendjes së Ministrisë së Ekonomisë

Më: 1 mars 2018 Në ora: 18:11
Kreshnik Bekteshi

Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme do të mbështeten më së shumti përmes masave të Planit të Rritjes Ekonomike, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në pres konferencën e përbashkët me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe drejtorin e Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski.

Ministri i Ekonomisë, Bekteshi shpjegoi se Ministria e Ekonomisë, përveç masave nga Plani i Rritjes Ekonomike në 2018, po zbaton Programin për Konkurrencë, Sipërmarrësi dhe Inovacione për vitin 2018, për realizimin e të cilit vetëm në pjesën për mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ka ndarë 38 milionë denarë, dhe nëntë milionë shtesë për masa nga të cilat përfitojnë politikat industriale dhe klasteret.

“Ministria e Ekonomisë për përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do të zbatojë 13 masa të cilat do të plotësojnë masat e përfshira në Planin për Rritje Ekonomike. Buxheti për këtë program, i cili në gjysmën e dytë të vitit të kaluar u rrit me 180 për qind, këtë vit kemi arritur të rrisim edhe me 60 për qind plus, dhe kjo mundësoi që të kemi masa të reja të hartuara sipas kërkesës së sipërmarrësve dhe për të mirën e tyre. Kjo automatikisht do të thotë numër më të madh të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që mund të përfitojnë nga masat. Dhe meqenëse janë drejtuesit kryesorë të ekonomisë, jam i lumtur që ne do të kontribuojmë në lëvizjen e bazës ekonomike”, tha ministri Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat