“Maqedonia shënon ngecje në sundimin e ligjit në vitet e fundit”

Maqedonia

“Maqedonia shënon ngecje në sundimin e ligjit në vitet e fundit”

Më: 2 mars 2018 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Sipas Qendrës për analiza ekonomike (QAE), Maqedonia ka shënuar ngecje në sundimin e ligjit në vitet e fundit, por këto lëvizje nuk janë të papritura, duket patur parasysh krizën e gjatë politike.

Sipas tyre, fillimisht sundimi i ligjit duhet të mundësojë mjedis për ekonomi efikase tregu, për rritje ekonomike dhe zhvillim, ndërsa sistemi i financave publike duhet të mbështetet në procedura transparente dhe rregulla, në mënyrë që të ulen mundësitë për politikëbërjes diskrecionale.

Në analizën e shkurtër të kësaj qendre thuhet se rasti i tentimit të interpretimit të dispozitave të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) dhe tentimin për ta zbatuar te personat fizik, në kushte të mungesës së rregullave dhe procedurave gjatë bazës së njejtë tatimore dhe incidencës juridike, paraqet një mungesë ose shkelje e sundimit të ligjit.

Në përmbyllje, QAE thotë se sundimi i ligjit duhet të sigurojë shoqëri të drejtë, interpretime të pahamendësuara dhe zbatim jopërzgjedhës të ligjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat