Ja kush është njëri nga kandidatët serioz për zëvendësimin e Ali Ahmetit, shkruan diplomati shqiptar!

Maqedonia

Ja kush është njëri nga kandidatët serioz për zëvendësimin e Ali Ahmetit, shkruan diplomati shqiptar!

Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:52
Ali Ahmeti

Diplomati shqiptar, Arsim Zekolli, në kolumnën e rregullt në Dojçe Vele vlerëson se zv/kryeministri Hazbi Lika po profilizohet si kandidati më serioz për pasardhës të Ali Ahmetit në postin e kryetarit të BDI-së.

Zekolli vlerëson se Lika është favorit për shkak të përkrahjes ende të madhe që gëzon te krahu ushtarak, por edhe për faktin se nuk ka ankesa që është pasuruar në kurriz të fatkeqësisë së dikuj tjetër.

“Tetovari i heshtur, ish komandant dhe kryetar i Tetovës, me sjelljen dhe vokabularin e tij të përmbajtur, ndikim të respektueshëm te shqiptarët, dal ngadalë po bëhet pretendenti më serioz për njeri të parë të BDI-së. Në favor të tij, biografia ushtarake i siguron pranueshmëri dhe respekt te krahu ende i fortë i komandantëve në BDI nga Kumanova deri në Strugë. Modestia në sjellje, vendosmëria gjatë sjelljes së vendimeve dhe fjalori politik çuditërisht i matur e ngrit mbi linjën mesatare të modusit tipik-integrist të boshëfoljes dhe plagjiaturës së ideve të huaja. Dieta e gjatë e mungesës nga kabinetet qeveritare e ka kursyer nga involvimi në manipulimet e komprometuese dhe pazaret e pista bdi-vmroiste dhe bdi-lsdmiste, me çka është kursyer nga revolta e shqiptarëve dhe nga kurthet partiako-policore.

Do të ishte shumë naive po të besohej se si njeri me ndikim në BDI gjatë këtyre dekadave, Lika është kursyer nga “futja e gishtave në mjaltë”. Mirëpo, për dallim prej fytyrave të deritanishme të para të BDI-së nga (posaçërisht) Tetova dhe Shkupi, për të nuk ka as ankesa as pëshpëritje se ka vjedhur nga kafshata e huaj ose që është pasuruar në fatkeqësinë e tjetërkujt”, shkruan mes tjerash Zekolli në kolumnën e tij të rregullt në Dojçe Vele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat