Të dielën përsëri protesta për të mbrojtur emrin e Maqedonisë

Maqedonia

Të dielën përsëri protesta për të mbrojtur emrin e Maqedonisë

Më: 2 mars 2018 Në ora: 21:49
Foto arkiv

Të dielën do të vazhdojnë protestat kundër kontestit të emrit të Maqedonisë dhe këtë e konfirmojnë nga organizatat për mbrojtjet e identitetit të Maqedonisë.

Këto protesta i organizon ”NejemiMaqedoni” dhe njoftojnë se protesta do të mbahet në ora 13:00 nga qendra e kryeqyetit.

”është koha që të bashkohemi dhe të respektojmë viktimat për mëmëdheun pasi ju’a kemi borxh” thuhet në njoftimin e dërguar deri tek mediat për protestën e paralajmëruar.

Protesta, siç thuhet në njoftim, do të mbahet në disa vende të Evropës dhe nëpër botë.

Përndryshe, në protestën e javës së kaluar u dogj flamuri i Greqisë dhe ai kombëtar shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat