Dy të lënduar në një aksident në rrugën Ohër-Kërçovë

Maqedonia

Dy të lënduar në një aksident në rrugën Ohër-Kërçovë

Më: 3 mars 2018 Në ora: 13:25
Ilustrim

Në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë mes fshatrave mesheishta dhe Trebenishta, mbrëmë janë përplasur makinat “Audi” me targa të Ohrit e drejtuar nga I.B (36) dhe “Opel Meriva” me targa të Shkupit, e drejtuar nga G.M (41) nga Shkupi.

MPB informon se nga pëplasja lëndime të rënda trupore kanë marrë bashkëudhëtarët në makinën “Opel Meriva”, S.M (61) dhe A.M (66).

Ata gjithashtu informojnë se kanë kryer hetime dhe po marrin masa për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat