Sela nga Zvicra porosi për “vrapuesit” pas pushtetit dhe rreqizet e tjera për shqiptarët në Maqedoni

Maqedonia

Sela nga Zvicra porosi për “vrapuesit” pas pushtetit dhe rreqizet e tjera për shqiptarët në Maqedoni

Më: 4 mars 2018 Në ora: 11:04
Ziadin Sela

“Fenomen i rrezikshëm që po i ndodh politikës shqiptare në Maqedoni, të verbuar nga gara për pushtet se kush i pari bëhet pjesë e Qeverisë. Ne jemi të shqetësuar për këtë çështje”, ka theksuar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në tubimin me mërgimtarët në Zvicër.

Sipas tij, ngelet shqetësues përfaqësimi politik i shqiptarëve në Parlament pa ndikim politik. “I tillë ishte pas zgjedhjeve të 2016, ku në Parlament përfunduam me katër parti politike, asnjëra me peshë politike reale. Ndërsa tani këto janë shëndërruar në 6 subjekte, duke qenë të coptuar me deputetë, pa ndonjë peshë politike. Nuk janë rastësi këto çështje.”, theksoi Sela.

Sipas tij, nuk janë të rastësishme zhvillimet brenda opozitës.

“Nuk kanë qenë edhe të mangta përpjekjet që zhvillimet që ndodhin në BESA të ndodhin edhe përbrenda ASH. Nuk kanë mundur të depërtojnë tek ne për të na krijuar ndarje dhe blloqe të ndara, sepse e kemi ndërtuar këtë strukturë partiake me shumë mund e sakrificë për një të ardhme më të mirë”, nënvizoi Sela.

Ai shtoi se fenomeni i rrjedhës së votës shqiptare në partitë shqiptare është shumë i rrezikshëm. “Jemi të hapur për ti rikthyer këta votues. Një pjesë janë rikthyer. E shfrytëzojmë rastin që edhe ata të tjerët të kthehen, sepse ky fenomen kishte për qëllim dhe vazhdon të ketë si qëllim që të heshtin shqiptarët dhe problemet e tyre si popull autokton. Interesi i subjekteve politike maqedonase është që të prodhohen parti politike me pak ndikime politike dhe sa më shumë të shpërndarë me numra të deputetëve, që më lehtë të menaxhojnë”, theksoi kreu i ASH-së.

Sipas tij, partitë opozitare shqiptare por edhe shqiptarët nuk janë të informuar se çfarë po ndodhë me procesin e bisedimeve për emrin.

“Nuk jemi të informuar se çfarë ndodhë lidhur me bisedimet me emrin. Por cilat janë gjërat që janë të papranueshme për shqiptarët. Ne si parti i japim përkrahje zgjidhjes së saj, por nuk pranojmë çfarëdo zgjidhje që i jep të drejtën maqedonasve për pronësinë shtetësinë duke e shëndërru shtet monoetnik maqedonas. I papranueshëm është propozimi për emërtimin në gjuhën maqedonase.”, theksoi Sela ku në tubimin me mërgimtarët në Zvicër ishte i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të lartë të kësaj partie, Arben Taravari, Agon Ferati, Elmi Aziri, Remzi Memedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat