MPB ka fshehur inçizimet nga sulmi që i është shkaktuar polices

Maqedonia

MPB ka fshehur inçizimet nga sulmi që i është shkaktuar polices

Më: 4 mars 2018 Në ora: 16:04
Janaçkovska

Drejtori i byrosë për siguri Lazo Velkovski, është arsyetuar se për shkak të procedurës ligjore nuk mund ti publikojnë video inçizimet nga vendi ku funksionari i BDI-së  Beqir Asani e sulmoi  nënpunësen e policisë para disa ditëve.

Ai përsëriti deklaratën e mbrëmshme të ministrit Oliver Spasovski, se video materilet nga vendi i ngjarjes MPB i’a ka dorzuar në Prokurorinë publike.

Për inçizimet ekziston procedurë ligjore në bazë të së cilës sigurohen dhe dorëzohen në Prokurori. Për këtë arsye ne nuk kemi mundësi ti publikojmë inçizimet në media, por detyrë ligjore është ti dozojmë në Prokurori, deklaroi drejtori Velkovski.

Shumica e mediave kanë bërë thirrje deri te ata që kanë video nga kjo ngjarje që të u’a dorzojnë në këmbim të një dhurate me vlerë, e gjithë kjo erdhi pasi që thuhet kalimtar të rastit të kenë inçizuar ngjarjen.

Ndryshe një ditë pas sulmit, policja Jasmina Janaçkovska u takua me ministrin e Punëve të Mbrendëshme, Oliver Spasovski, nga ku doli që Janaçkovska nuk ishte sulmuar nga Beqir Asani, por ishte vetëlënduar. Ajo kishte mohuar të jetë sulmuar fizikisht nga Asani dhe se krahun e kishte lënduar vetë gjatë zënkë verbale me të.

Janaçkovska kishte shpjeguar se i gjithë rasti kishte ndodhur kur kishin tentuar ta ngrejnë m “marimangë” veturën e Bekir Asanit  të parkuar në trotuar.

“Gjatë kryerjes së kontrollës së rregullt kam vërejtur disa veturat të cilat kishin qenë të parkuara në mënyrë të parregullt. Sipas procedurës, veturat i kemi fotografuar dhe filluam me tërheqjen e tyre. Në atë moment ka reaguar një person i panjohur për të cilin më pas kuptova se bëhet fjalë për B.A., dhe filloi të bërtasë. Menjëherë kam thirrur përforcim dhe kanë ardhur një numër i madh i nëpunësve të policosë”, ka thënë Janaçkovska.

Siç transmetuan mediat  Asani thuhet ta ketë goditur policen kur shërbimi i marinmagës është përpjekur t’ia marrin makinën e parkuar në trotuar.

Dëshmitar të incidentit të djeshëm, të cilët nuk deshën të flasin hapur, për Alamkos thonë se Asani policën e ka sulmuar fizikish duke e kapur për fyti dhe e ka përplasur për automjetin e marimangës. Ata thonë se policia e ka shume lehtë të konstatojë gjendjen faktike nëse shikon inçizimet e kamerave të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat