Emri i Maqedonisë përplas kishat ortodokse në Athinë e Shkup

Maqedonia

Emri i Maqedonisë përplas kishat ortodokse në Athinë e Shkup

Më: 4 mars 2018 Në ora: 21:53
Pamje nga protesta

Mund të tingëllojë çuditshme për shekullin e 21-të, por kishat ortodokse në Greqi dhe Maqedoni janë vënë përballë njëra-tjetrës sa i takon kontestit të emrit.

Disa ditë më parë, klerikë të lartë të kishës greke kërkuan që emri Maqedoni të mos përfshihej fare në emrin e ri zyrtar të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ndërsa tani “kusurin” e kthen kisha ortodokse në Shkup.

“Vetëm Zoti mund ta shpëtojë Maqedoninë, pasi pa Zotin, atdheu, kombi ynë dhe kisha nuk do të ekzistojnë në kohën kur jemi të nënçmuar deri në skajshmëri. Këtu mund të na ndihmojnë edhe grekët pasi nëse ata nuk heqin dorë nga vijat e kuqe, procesi i bisedimeve do të dështojë. Nuk do të ndryshojmë as emrin e shtetit, e nuk do të humbim, as identitetin e as gjuhën”, ka deklaruar në tubimin e fundit në Shkup peshkopi Petar.

Ai ka bërë thirrje për unitet, ndërsa ka drejtuar akuza ndaj partisë në pushtet të kryeministrit Zoran Zaev për heqje dorë nga interesat shtetërore dhe kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat