Mikrokompanitë, kompanitë e vogla dhe të mesme të aplikojnë për subvencione nga Ministria e Ekonomisë e Maqedonisë

Maqedonia

Mikrokompanitë, kompanitë e vogla dhe të mesme të aplikojnë për subvencione nga Ministria e Ekonomisë e Maqedonisë

Më: 5 mars 2018 Në ora: 17:56
Ilustrim

Ministria për Ekonomi ka publikuar sot thirrjen për të pranuar aplikimet për subvencionimin e mikrondërmarrjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që punësojnë mbi tre persona.

Me këtë masë subvencionohen harxhimet për blerje të pajisjeve dhe mjeteve deri më 70% të harxhimeve, por jo më shumë se 300 mijë denarë, dizajn prodhimi dhe përpunimi të identitetit pamor të shërbimeve, faqe interneti, material reklamues, dhe pjesëmarrje në panaire vendore.

Për vitin 2018, programi parasheh një buxhet prej 20 milionë denarësh, si edhe bashkëfinancim të harxhimeve për 2016, 2017, 2018, përveç panaireve të vitit 2018.

Këto mjete nuk kanë të bëjnë me harxhime të cilat janë kompenzuar paraprakisht në periudhën 2016, 2017, 2018.

Të drejtë aplikimi kanë kompanitë me parashtesën, ose prapashtesën “PK, SHPK dhe SHP” (TP, DOOEL, DOO). Thirrja publike është e hapur deri më 31 gusht, 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat