Emri, protestat pa ndikim në bisedimet Athinë-Shkup

Maqedonia

Emri, protestat pa ndikim në bisedimet Athinë-Shkup

Më: 6 mars 2018 Në ora: 12:02
Ilustrim

Pas protestave në Athinë, Shkup dhe diasporës maqedonase, në të cilat morën pjesë mija njerëz, një pjesë e analistëve vlerësojnë se ato nuk duhet të ndikojnë në bisedimiet për zgjidhjen e kontestit disa vjeçar të emrit, shkruan Zhurnal.

Analisti politik, Qenan Aliu thotë se nuk është edhe i lehtë procesi i zgjidhjes së një konstesti disa dekadësh. 

"Protestat në Shkup dhe Athinë nuk do të mund të kenë ndikim në procesin e bisedimeve për emrin. Inkurajuese është fakti se për zgjidhjen e këtij konstesti për tu mbyllur këtë vit, kuptohet për interesa më të larta gjeostrategjike dhe gjeopolitike ka shpërfaqur Bashkimi Evropian dhe SHBA-të. Madje kjo agjendë e faktorit ndërkombëtarë ka bërë që edhe establishmenti qeveritarë në Athinë dhe Shkup për këtë çështje të rezonojnë pak më ndyrshe, me rreflektim për gjetjen e një kompromisi. Fundja të dy qeveritë aktualisht protestat i shfrytëzojnë për taktik negocimi duke etabluar këtë si momentum se ja janë të shumtë edhe prej tyre që mendojnë ndryshe nga qeveritë", thotë për Zhurnal, Qenan Aliu, analist. 

Sipas tij, i vetmi moment që do të mundej ta lënë këtë çështje të hapur edhe më tutje është ai i defokusimit të BE-së dhe SHBA-së nga kjo agjendë deri para samitit të NATO-s në korrik të këtij viti. 

"Ky defokusim do të ndodhte poqëse ky faktorë ( BE&SHBA) do të hekurosnin interesa tjera me Rusinë dhe Turqinë. Për ndryshe zgjidhja e kontestit do të ndodhë para samitit të natos me një kompromis të perceptimit të dinjitetit nga të dyja palët", nënvizoi Aliu.

Nga ana tjetër, Hasim Murtezani doktorant në shkencat e sigurisë thkeson se protestat do vazhdojnë dhe do intesifikohen edhe më shumë duke ditur dhe ndikimin e politikës që ka mbi të. 

"Ajo që është e rëndësishme në këto momente është roli dhe ndikimi objektiv që duhet ta luajn mediumet, intelektualët, OJQ dhe subjektet e ndryshme për të njoftuar dhe sqaruar opinion se ndryshimi dhe kompromisi i emrit, nuk rezikon në asnjë mënyrë identitetin dhe shtetin tonë dhe se Maqedonia me këtë vendim përfundimishtë do heq mbi supe barrën dhe pengesën shumë vjeçare që atë e ka rënduar të ec drejtë rrugës së drejtë dhe të duhur. Unë kam bindjen se edhe në referendum po të dilet do kemi shumëcin e popullatës që do zgjidhte rrugën e progresit dhe europiane, sepse kjo pengesë na ka sjellur telashe që përfundimishtë duhet gjetur zgjidhje", theksoi për ZHurnal, Hasim Murtezani, ekspertë i çështjeve të sigurisë. 

Ai potencon se protestat janë normale dhe ata janë pjesë e demokracisë së një vendi, por nuk besoj se pjesa dërmuese e qytetarve janë që të çlirohemi nga ky zinxhir i cili na ka kufizuar lëvizjen e lirë në gjitha kuptimet. 

"Besoj se MPB si kur më parë është e rimëkëmbur dhe e përgatitur që të ruaj qetësin dhe stabilitetin e vendit", vlerëson Murtezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat