Seanca për Ligjin e gjuhëve shtyhet për në ora 15:00

Maqedonia

Seanca për Ligjin e gjuhëve shtyhet për në ora 15:00

Më: 6 mars 2018 Në ora: 14:32
Kuvendi i Maqedonise

Seanca e Kuvendit në rend dite të së cilës është Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së, është shtyrë për në ora 15:00.

Në kuvend janë përfaqësuesit e të gjitha partive politike të cilët mbajtën edhe koordinime, përfshi edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Nuk ka informacione se si do të rrjedh seanca, se do të debatohet rreth amendamenteve apo do të tejkalohet kjo pikë e rendit të ditës dhe do të vazhdoj debati rreth pikave tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat