Sindikata për kulturë kërkon përfshirje në përgatitjen e Ligjit për kulturë në Maqedoni

Maqedonia

Sindikata për kulturë kërkon përfshirje në përgatitjen e Ligjit për kulturë në Maqedoni

Më: 7 mars 2018 Në ora: 09:55
Sindikata e kulturës e Maqedonisë (SKM)

Sindikata e kulturës e Maqedonisë (SKM) kërkon nga Ministria për Kulturë që sa më parë të fillojnë me procesin e përgatitjes së Ligjit për kulturë, ku duhet të përfshihen përfaqësues të sindikatave dhe veprimtarët e kulturës.

Kërkesën e tyre do ta bëjnë publike në konferencë shtypi, kur edhe do të kërkojnë shtyrje të afatit për përgatitjen e sistematizimit, afatit për dhënien e vendimit për të punësuarit dhe4 ndryshimin e statusit “dhënës të shërbimeve publike”, në Ligjin për të punësuarit në sektorin publik.

Nga Ministria e Financave, Sindikata kërkon miratimin e mjeteve për përparimin e të punësuarve të cilët kanë përfituar njohuri më të larta profesionale dhe të artit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat