VMRO-DPMNE: LSDM po e asgjëson shtetin e së drejtës

Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM po e asgjëson shtetin e së drejtës

Më: 7 mars 2018 Në ora: 09:59
VMRO-DPMNE

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim kanë theksuar se LSDM po e asgjëson shtetin e së drejtës, ndërsa në vend të drejtësisë qytetarët fituan një Gjykatë partiake që punon nën diktat të Zoran Zaevit dhe LSDM-së, transmeton Zhurnal. 

Sipas VMRO-DPMNE-së shembulli më eklatant të partizimit të gjyqësisë është zgjedhja e anëtarëvce të ri në Këshillin e Prokurorëve. 

"Deputetët e LSDM-së dhe koalicionit në Kuvend për anëtar të Këshillit të Prokurorëve publike, zgjodhën dy anëtar të komisionit partiak të cilët do ta vlersojnë punën e të gjithë prokurorëve. LSDM në mënyrë direkte përzihet në pushtetin gjyqësorë përmes trupit për reforma në gjyqësor të cilën personalisht e udhëheqë Zoran Zaev", thonë mes tjerash nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat