7 Marsi, Thaçi: Shtylla për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes

Maqedonia

7 Marsi, Thaçi: Shtylla për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes

Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:49
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi me rastin e ditës së mësuesit 7 marsi, përmes një urimi ka uruar të gjithë mësimdhënësit.

“Në këtë ditë me respekt të veçantë e kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve tanë, vepra e të cilëve ka sjellë dritën e arsimit dhe edukimit në shtëpitë tona. Shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes, andaj për nderë të ditës së arsimit shqip ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë” thuhet në telegram urimin e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçit, transmeton Zhurnal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat