VMRO-DPMNE: LSDM ka premtuar rritje të pagave për punonjësut shëndetësor në gjashtë muajt e parë të mandatit

Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM ka premtuar rritje të pagave për punonjësut shëndetësor në gjashtë muajt e parë të mandatit

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:32
Ilustrim

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së reagon ndaj programit të LSDM-së, ku ka premtuar 15 për qind rritje të pagave të nëpunësve shëndetësor në gjashë muajt e parë të mandatit. LSDM ka gënjyer. Programi i LSDM-së dhe fjalët e Zoran Zaevit para zgjedhjeve janë vetëm një pamflet i gënjeshtrave.

Ky është status në Fejsbukun e Zoran Zaev,  nga fan faqja e tij zyrtare prej më 3 nëntor të vitit 2016. Atëherë Zaev  në garë pas votave të mjekëve shkruajti:

"Për shëndet publik cilësor: Do ta rrisim pagën bazë për 15% të të gjithë punonjësve shëndetësor deri në prill të vitit 2017 dhe dyfish do ta rrisim deri në fund të mandatit.

Kaloi një vit, ndërsa rritje të pagave për 15% për punonjësit shëndetësor dhe mjekët NUK KA. LSDM  i manipulon mjekët dhe i shfrytëzon para zgjedhjeve. Jo vetëm që nuk ka ngritje, por edhe pagat  në shëndetësi zvogëlohen.

Personeli mjekësor në Klinikën për kirurgji të fëmijëve për muajin shkurt të këtij viti mori 4.000 denarë pagë më të ulët, derisa mjekët e klinikës së njejtë kanë marrë  nga 10.000 denarë më pak.

Pushteti në mënyrë të paskrupullt luan me njerëzit të cilët çdo ditë kujdesen për shëndetin e qytetarëve dhe i shpëtojnë jetët e tyre.

Zaev në mënyrë shtesë ka manipuluar me mjekët se deri në fund të mandatit, pagat e mjekëve specialistë do të jenë 100.000 denarë. Në vend të ngritjes mjekët morën zvogëlim.

Ky është Zaevi  para zgjedhjeve në vitin 2016, ndërsa tani të kthehemi në realitet, në të cilin LSDM luan me mjekët dhe me personelin mjekësor  i cili është deficitar dhe për të cilin shteti duhet të luftojë ta mbajë me paga më të larta dhe më të denja dhe kushte cilësore për punë.

LSDM tregoi se nuk kujdeset për mjekët. LSDM vetëm para zgjedhjeve i ka manipuluar qytetarët. Buxheti i shëndetësisë këtë vit është zvogëluar. Me Buxhetin në vend të rritjes së pagave të mjekëve, është parashikuar rritja e shpenzimeve për mjete të funksionarëve nga Qeveria për më shumë se 20%.

Derisa mjekët mbijetojnë, për funksionarët e pushtetit erdhi jeta, e paguar me paratë e qytetarëve", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat