Reformat e Ministrisë së Drejtësisë sipas planit 3-6-9 - Bota Sot
Reformat e Ministrisë së Drejtësisë sipas planit 3-6-9

Maqedonia

E martë, 18 shtator 2018

Reformat e Ministrisë së Drejtësisë sipas planit 3-6-9

Më: 7 mars 2018 Në ora: 15:00
Ministrisë së Drejtësisë

Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u realizua takimi i radhës mes ambasadorëve të BE-së dhe përfaqësuesve më të lartë të Qeverisë së Maqedonisë. Ecuria e dinamikave të paracaktuara në planit 3-6-9, ishin tema qendrore e diskutimeve të pjesëmarrësve. Pjesë e panelit diskutues ishte edhe ministri i drejtësisë Bilen Saliji, si drejtuesi i një prej dikastereve qeveritare më të ndjeshme dhe me peshë në proceset euro - integruese të vendit. 

Në fjalën e tij ,mistri Saliji ndër të tjera theksoi se : ``Një nga reformat kyçe që kemi punuar gjatë periudhës së kaluar është Strategjia për reformën e sektorit të gjyqësorit me planin e veprimit 2017-2022,  në të cilën janë inkorporuar  masa dhe  aktivitete  për  vendosjen  e një sistemi  gjyqësor  të pavarur, të besueshëm dhe profesional në Republikën e Maqedonisë. 

Strategjia, si një dokument gjithëpërfshirës dhe i detajuar, paraqet një udhërrëfyes për lëvizjen e reformave në sektorin ? gjyqësorit. Parimet mbi të cilat bazohet strategjia janë pavarësia dhe paanshmëria, veçanërisht në lidhje me zgjedhjen, vlerësimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, duke u bazuar në kritere objektive dhe matëse, buxhetin gjyqësor të pavarur dhe të qëndrueshëm, përmirësimin e kushteve të punës së gjyqtarëve dhe nëpunësve gjyqësorë, eliminimin e mundësisë së abuzimit gjatë  shpërndarjes elektronike të lëndëve  gjyqësore.``

Ai, gjithashtu shprehu vendosmërinë për të vijuar punën konform rekomandimeve të Komisionit Evropian,  Komisionit  të Venedikut  dhe GREKO-s, si dhe rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për qeverisjen e të drejtës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test