Boshnjakovski: Dorëheqjet morale janë të dobishme dhe mirëpritura

Maqedonia

Boshnjakovski: Dorëheqjet morale janë të dobishme dhe mirëpritura

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:20
Mile Boshnjakovski

“I urojmë përfundimisht individët në Maqedoni dhe mirë është që erdhi koha të jepen dorëheqje për arsye morale, kjo është mirë”, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, duke i komentuar dorëheqjet e Komisionit për Antikorrupsion.

Sipas tij, duhet të pritet të përfundojë tërë procesi që të shihet se si do të shkojë emërimi i anëtarëve të rinj në Komision.

“Në raport të asaj se si do të vazhdojë, të presim të përfundojë ai proces dhe përderisa parashtrohet dorëheqje kolektive ose në cilëndo formë më tutje do të shohim se si procesohet emërimi i anëtarëve të rinj të këtij trupi rregullator”, tha Boshnjakovski.

Pas raportit të revizionit të brendshëm në Komision pas të cilit vijuan dorëheqjet e kryetarit të KSHPK-së Igor Tanturovski dhe anëtarit të Komisionit Goran Milenkov, sot dorëheqje dha edhe anëtarja e këtij Komisioni, Zhaklina Damçevska.

Në raport janë cituar dyshimet për pagesën e urdhëresave fiktive rrugore dhe shpenzime të parave buxhetore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat