Qeveria nuk e shet Mercedesin, do të përdoret si dëshmi kundër Gruevskit

Maqedonia

Qeveria nuk e shet Mercedesin, do të përdoret si dëshmi kundër Gruevskit

Më: 7 mars 2018 Në ora: 17:00
Nikolla Gruevskit

Qeveria ka ndryshuar mendim. Nuk do ta shesë Mercedesin e blerë nga qeveria e kaluar, për të cilin në seancat paraprake vendosi ta shesë në aksion për 240 mijë euro...

Mercedesi është pjesë e procesit gjyqësor “Tank” kundër ish-kryeministrit, Nikolla Gruevskit, dhe vendimi i fundit për mosshitjen e tij është marrë për të përjashtuar shmangien e përgjegjësisë së të dyshuarve në rastin e hapur nga PPS.
“Nuk ekziston pengesë ligjore për të shitur Mercedesin. Ky është vendim qeveritar i cili ka për qëllim të përjashtojë çdo mundësi për të shmangur përgjegjësinë e të dyshuarve në procesin gjyqësor në rast se nuk e posedojmë si provë Mercedesin. Derisa nuk përfundon procesi gjyqësor, Mercedesi i blinduar do të vazhdojë të qëndrojë në garazhet e organit për shërbime të përbashkëta”,- deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.
 
Qeveria në mbledhjen e fundit gjithashtu anuloi implementimin e programit të “Kembrixhit” në shkollat e mesme për vitin shkollor 2019- 2020.
 
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përgatisë analizë gjithëpërfshirëse të programeve aktuale mësimore e të librave në arsimin e mesëm dhe nuk do të fillojë me implementimin e programit të “Kembrixhit”, përderisa nuk rrumbullakoset procesi i reformave në arsim”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
 
Qeveria në mbledhjen e 57, ndërkohë, edhe zyrtarisht mori vendim për themelimin e Ansamblit të parë të këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoni. Sipas Boshnjakovskit, ky institucion kombëtar do të kultivojë këngët dhe vallet e komunitetit shqiptar e do të jetë një institucion jofitimprurës në fushën e kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat