Spasovski: Asgjë nuk është fshehur në rastin e sulmit ndaj polices

Maqedonia

Spasovski: Asgjë nuk është fshehur në rastin e sulmit ndaj polices

Më: 7 mars 2018 Në ora: 18:03
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot deklaroi se asgjë nuk fshihet në rastin me sulmin e polices nga anëtari i BDI-së, Bekir Asani.

Duke folur para gazetarëve, ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë atë që ka pasur.

“Është dorëzuar dokumentacion i plotë në Prokurorinë Publike, me gjithë informacionet që kanë të bëjnë me këtë rast. Gjitha informacionet që ka pasur MPB-ja janë dorëzuar në Prokurori”, tha Spasovski.

Përndryshe, para disa ditëve Bekir Asani i cili është anëtar i BDI-së, kishte sulmuar një zyrtare policore, pasi e njëjta kishte vendosur t’ia ngrejë makinën për shkak të keqparkimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat