Dimitrov në takim me Mogherinin: Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane

Maqedonia

Dimitrov në takim me Mogherinin: Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane

Më: 7 mars 2018 Në ora: 18:38
Nikolla Dimitrov dhe Federica Mogherini

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në Bruksel ka realizuar takim me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Nga Ministria e Jashtme njoftojnë se në takim është biseduar për stabilitetin e rajonit dhe integrimet evropiane të Maqedonis.

“Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane, si me agjendën e brendshme dhe me vendosmërinë për të krijuar ura të reja miqësie me fqinjët. Maqedonia sot ka mundësi dhe me angazhiin e BE-së do të tregojmë se, jo vetëm që ndaluam krizën, por edhe kthyem suksesin”, ka deklaruar Dimitrov pas takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat