Zaev: Nuk ka barazi gjinore derisa gratë përjetojnë dhunë - Bota Sot
Zaev: Nuk ka barazi gjinore derisa gratë përjetojnë dhunë

Maqedonia

E martë, 19 qershor 2018

Zaev: Nuk ka barazi gjinore derisa gratë përjetojnë dhunë

Më: 7 mars 2018 Në ora: 21:58
Zoran Zaev

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot mori pjesë në ngjarjen me titull “Pas ratifikimit: Çka është e radhës pas Konventës së Stambollit”, në organizim të Zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Maqedoni, me ç’rast theksoi se nuk ka barazi gjinore dhe mundësi të barabarta derisa gratë dhe vajzat përjetojnë dhunë.

Kryeministri Zaev në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi, pëcolli urime dhe shprehu respekt ndaj të gjithë aktivistëve të cilët palodhshëm punojnë dhe angazhohen për barazi gjinore. Ai tha se përkushtimi shumëvjeçar dhe beteja e aktivisteve rezultoi me ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftë kundër dhunës mbi gratë dhe luftën kundër dhunës.

“Ju siguroj se si kryetar i Qeverisë fuqishëm qëndroj afër Jush dhe me Ju, sepse me të vërtetë nuk ka barazi gjinore dhe mundësi të barabarta derisa gratë dhe vajzat përjetojnë dhunë. Në këtë drejtim insistoj dhe bëj thirrje për qasje të koordinuar dhe të sinqertë të të gjitha institucioneve dhe të gjitha ministrive në përballjen me dhunën gjinore dhe në miratimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore në pajtim me zotimet e Konventës”, tha Zaev.

Ai informoi se tashmë është formuar Organi koordinues nacional kundër dhunës familjare që duhet të rritet dhe transformohet në Organ koordinues nacional i bazuar në dhunën gjinore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test