Sfidat e Maqedonisë për në BE janë të mëdha

Maqedonia

Sfidat e Maqedonisë për në BE janë të mëdha

Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:06
Ilustrim

Bashkimin Evropian (BE) nuk do arysteime nga Republika e Maqedonisë për agjendën e reformave, por kërkon plotësimin e detyrimeve të marra. Po ashtu BE nuk e intersojnë as alibit e bredëshme në sekënën politike Maqedonisë, por një angazhim më i madh i të gjithëve në rrugëtimin euro-atlantik të vendit, shkruan Zhurnal.

Juristi i së drejtës evropiane Muhamer Pajaziti thotë se strategjia e re e Zgjerimit të BE-së drejt rajonit kërkon respektimin e parimit të fqinjësisë, si kushtë për anëtarësim në këtë organizatë supranacionale.  

"Qeveria e Maqedonisë po punon në përmirësimin e raporteve dhe mbylljen e kontesteve të hapura me shtetet fqinje. Në këtë drejtim është fokusuar më shumë, për faktin se strategjia e re e Zgjerimit të BE-së drejt rajonit kërkon respektimin e parimit të fqinjësisë, si kushtë për anëtarësim në këtë organizatë supranacionale. Maqedonia është përqëndruar në zgjidhjen e problemeve të jashtme, duke harruar problemet e brendshme, gjegjësishtë avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni. Ndarja e buxhetit në mënyrë të barabartë që do të sillte barazinë sociale është lënë anash, gjithashtu miratimi i ligjit për avansimin e gjuhës shqipe ka mbetur nën hijen e kontestit të emrit", thotë për Zhurnal, Muhamer Pajaziti, jurist i së drejtës evropiane. 

Sipas tij, ky është gabimi, i cili do të kushtoj shumë Maqedonisë, sepse pabarazia sociale, ekonomike dhe politike mund të sjellë tensione në Maqedoni. 

"Shqiptarët do të kërkojnë forma dhe mekanizma tjerë për ti realizuar të drejtat e tyre si popull shtetformues. Nuk përjashtohet bojkotimi i institucioneve shtetërore dhe përgatitija për organizim vetanak të shqiptarëve, duke filluar fillimishtë nga pushteti lokal dhe pastaj tutje. Ndërkaq, sa i përket reformave tjera në gjyqësi, administratë dhe fusha tjera, janë probleme të cilat kërkojnë më shumë kohë. Kjo për faktin se administrata dhe gjyësori janë plotësisht të politizuara", nënvizoi Pajaziti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat