OEMVP kërkon ndihmë për motivimin e diasporës të investojë në Maqedoni

Maqedonia

OEMVP kërkon ndihmë për motivimin e diasporës të investojë në Maqedoni

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:18
OEMVP

OEMVP në takimin sot me ministrin e ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi diskutoimasat për përkrahje financiare të investimeve të cilat janë shumë të rëndësishme për biznesin dhe ekonominë në përgjithësi.

Këto masa mundësojnë trajtim të barabartë për të gjithë investitorët dhe më tej shtoi se qeveria do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për tërhekjen e diasporës për të investuar në vend.

Me këtë ligj ofrojmë masa të reja të cilat synojnë rritjen dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë së vendit dukenxitur investime të reja. – tha ministri Bekteshi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha tha se Oda ështe e kënaqur me masat e planit për rritjen ekonomike dhe shpreh mbështetje për miratimin e shpejtë të ligjit për mbështetje financiare të investimeve, mirëpo vlerësoi se këto masa duhet të përfshijnë edhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në tekstin e ligjit, të zgjerohet lista e sektorëve tjerë që kanë potencial të madh për ekonominë vendore, duke paraparë masa të veçanta edhe për kompanitë që vijnë nga viset rurale dhe sipërmarrësinë e gruas, me theks të veçantë në zhvillimin e barabartë rajonal.

Ministri Bekteshi theksoi se ligji për mbështetjen e investimeve së shpejti do të hyjë në procedurë qeveritare dhe pret zbatimin e këtij ligji, për të ripërtërirë aktivitetin ekonomik në vend.

Në fund, ministri Bekteshi ftoi të gjitha kompanitë të shfrytëzojnë masat që i ofron Ligji për mbështetje financiare për investime dhe në këtë mënyrë të përmirësojmë standardin e jetesës së qytetarëve të Maqedonisë dhe të inkurajojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat